Kryeministri, Edi Rama me Genc Cakajn e Qemal Minxhozin sot në Hagë, kanë vizituar ish kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh i vendosur se ligjin për Butrintin do ta votojnë sikur është

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh i vendosur se ligjin për Butrintin do ta votojnë siç është, ndërkohë që u shpreh ashpër kundër Sali Berishës duke theksuar se nuk do të mund ta mbajë më peng vendin. “Tani të flisni se fondi shqiptaro –amerikan do të grabisë Butrintin. E vetmja arsye për të dalë këtu është ti kërkojmë falje fondit dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar pa asnjë qëllim fitimi sepse i tillë është fondacioni shqiptaro amerikan dhe i tillë është legjislacioni amerikan dhe nisma që origjinën e ka qysh nga koha kur bëhej fjalë për liri demokraci. Granoffit ja keni dhënë ju shtetësinë shqiptare dhe tani ta akuzoni si kusar, këtë mund ta bëni vetëm ju. Të gjithë këtij, plani dhe fondit ju i merrni të keqen. Kjo e fut trashëgiminë tonë kulturore në një tjetër zonë. Flisni ju për këto gjëra…Siç pasnesër ju në stadium nuk duhet të shkelni…Tani të shihni një finale Europiane në stadiumin që e futët në listën e zezë dhe Kombëtaren e degdisën emigracion.  T’ju rrojë Flamuri me damkën në lule të ballit se gjë tjetër këtij vendi nuk keni çfarë i jepni dhe çfarë i merrni këtij vendi. Ne do ta votojmë siç është ligjin për Butrintit dhe nuk mund të mbani asgjë peng, këtë deshët dhe këtë”, tha mes tjerash kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …