Edi Rama: Në indeksin e Fuqisë Globale 2022 Shqipëria ka kapërcyer 14 shkallë nga 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, uroi të gjithë shqiptarët për një vit të mbarë, me shëndet, paqe e dashuri

Në natën e ndërrimit të viteve, kryeministri Edi Rama uroi mbarë shqiptarët për një vit të mbarë, me shëndet, paqe e dashuri, si dhe me mundësi të reja për realizimin e ëndrrave dhe përmbushjen e shpresave.  Këtë herë, urimi tradicional i fundvitit u shoqërua me një video të krijuar nga Departamenti i Inteligjencës Artificiale të AKSHI-t, dëshmi se progresi teknologjik, ashtu si në mbarë botën, po shënon një fazë të rëndësishme edhe për Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama në videon e krijuar nga Inteligjenca Artificiale: “Unë jam Edi Rama, prapa më vijnë historia dhe Viti i Ri 2030! Sapo kemi hyrë në BE, por ju s’keni parë gjë akoma! Turisti i 20 miliontë hyri në Shqipëri dhe ishte i pari turist nga Hëna. Por me Partinë Socialiste, në vitin 2040-të do të hyjë i 30-milionti dhe ai do të jetë nga Marsi. Ne morëm një foto nga urimi juaj i vitit të kaluar, bashkëpunuam me zyrën e shtypit, – nuk ua dekonspiroj kush na ndihmoi – dhe pastaj e mori Enio, koka e Departamentit të Inteligjencës artificiale në AKSH dhe pastaj krijoi videon që pamë” – shpjegoi drejtuesja e AKSHI-t, Linda Karçanaj krijimin e videos. (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …