Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti bisedoi me drejtuesit e TRUST-it dhe të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti bisedoi me drejtuesit e TRUST-it dhe të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, zhvilluan sot një takim virtual me drejtuesit e TRUST-it, me të cilët biseduan rreth ecurisë së përgatitjeve për realizimin e tërheqjes së 10-përqindësisht nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës. Hoti kërkoi nga drejtuesit e TRUST-it që aspektet teknike dhe procedurat e tërheqjes së mjeteve jenë të sigurta dhe transparente për qytetarët, të cilët dëshirojnë t’i tërheqin mjetet e tyre. Ndërsa, ministrja Bajrami u angazhua që procesi të jetë i thjeshtë dhe pagesat të kryhen sa më shpejt, pas kalimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike në Kuvendin e Kosovës. Po ashtu, kryeministri Hoti dhe ministrja Bajrami patën një takim edhe me drejtuesit e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, nga të cilët u kërkua që ky institucion t’i mbështesë bizneset me rreth 40 milionë euro pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

 

Kontrolloni gjithashtu

Rasti Arlinda Zekaj: KGJK-ja arsyeton vonesat gjyqësore, Bislimaj thotë se viktima nuk mbeti pa mbrojtje

Anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Besnik Bislimaj, ka deklaruar se Arlinda Zekaj ka qenë …