Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Psikologëve të Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Psikologëve të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, të udhëhequr nga Ilir Havolli, kryetar, me të cilët bisedoi për zhvillimet e përgjithshme në të gjitha fushat, posaçërisht në arsim dhe shëndetësi. Me këtë rast, Haradinaj është njoftuar nga përfaqësuesit e shoqatës për punën, të arriturat dhe sfidat e kësaj shoqate, në të njëjtën kohë para kryeministrit të vendit ata shfaqën kërkesat e tyre për nevojën e gjithëpërfshirjes së psikologëve në të gjitha segmentet e jetës publike. Kryeministri Haradinaj me këtë rast ka shprehur vullnetin e tij dhe të Qeverisë së vendit për përkrahjen e vazhdueshme të të gjithë sektorëve, dhe në veçanti për sektorin shëndetësor dhe atë të arsimit, duke vlerësuar se roli i psikologut është i rëndësishëm në mbarëvajtjen e procesit arsimor dhe edukativ. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Shoqatës së Psikologëve, vlerësuan angazhimin e kryeministrit Haradinaj, duke thënë se mbështetja e Qeverisë është e nevojshme për rritjen e cilësisë dhe përmirësimin e shërbimeve të cilat në fokus kanë qytetarin.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …