Kryeministri i Izraelit, B. Netanjahu, fajësoi rrjetin televiziv “Al Xhazira” për nxitje të dhunës në Jeruslaem

Kryeministri i Izraelit, B. Netanjahu, fajësoi rrjetin televiziv “Al Xhazira” për nxitje të dhunës në Jeruslaem

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, fajësoi rrjetin televiziv Al Xhazira për nxitje të dhunës në Jeruslaem dhe tha se do ta dëbojë atë nga Izraeli. Rrjeti me seli në Katar dhe mediat e tjera kanë mbuluar dhunën, e cila ka shpërthyer pasi palestinezët kanë kundërshtuar masat e ashpra të sigurisë pranë kompleksit të xhamisë Al-Aksa në Jerusalem. Vendi konsiderohet i shenjtë edhe nga myslimanët, edhe nga hebrenjtë. Tre izraelitë dhe katër palestinezë kanë vdekur nga dhuna qysh në fundjavë. “Rrjeti Al Jazeera vazhdon të nxisë dhunë rreth Malit të Tempullit”, tha Netanyahu duke iu referuar lokacionit të shenjtë. “Kam folur disa herë me autoritetet e sundimit të ligjit për të kërkuar mbylljen e zyrës së Al Xhazirës  në Jerusalem. Nëse kjo nuk ndodh për shkak të interpretimit ligjor, unë do të punoj për miratimin e legjislacionit për dëbimin e Al-Xhazires, tha Netanyahu. Izraeli vazhdimisht e ka akuzuar Al Xhazirën për anim në mbulimin e konfliktit izraelito-palestinez.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …