Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka paralajmëruar fillimin e një radhe bisedimesh me opozitën dhe me Listën Serbe

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka paralajmëruar fillimin e një radhe  bisedimesh me opozitën dhe me Listën Serbe për sqarimin e të gjitha dilemave para se të ri-procedohet për në kuvend, projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Kësaj ftese, kanë pranuar t’i përgjigjen Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por edhe Nisma për Kosovës, Sekretari i kësaj partie parlamentare Bilall Sherifi thotë se “Nëse kryeministri kërkon takim me opozitën për ta ndihmuar atë që ta rrëzojmë bashkë këtë marrëveshje, atëherë për hirë të interesave të Kosovës do t’i përgjigjeshim pozitivisht ftesës për takim. Ndërsa në asnjë rast nuk do të shkonim në një takim me të në rast se ky takim do të kishte për qëllim legjitimimin e kësaj marrëveshje.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi: Kryetarja Vjosa Osmani ka luajtur rolin e atasheut mbrojtës të Albin Kurti në përpjekjet e tij për kapjen e shtetit

Politikani i shquar nga Kosova lindore, Shqiprim Arifi ka drejtuar kritika në adresë të kryetares …