Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim familjen e heroit të Kosovës, Agim Ramadani

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim familjen e heroit të Kosovës, Agim Ramadani

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim familjen e heroit të Kosovës, Agim Ramadani, bashkëshorten Shukrijen me djalin Edonin, vëllezërit Qazimin e Jasharin, si dhe nipërit Sami Ramadani dhe Muhamet Hajrullahu. Haradinaj është shprehur se Kosova gjithmonë do të dijë të çmojë heronjtë e saj, së këndejmi nëse çmohet Agimi dhe bashkëluftëtarët e tij, shoqëria e çmon veten dhe rrugën e saj euroatlantike. Ai tha se si askush tjetër është në dijeni për sfidat nëpër të cilat kalojnë familjet e dëshmorëve, e sidomos familjet që kanë dhënë heronj për lirinë e atdheut, të cilat janë të interesuara për qeverisje të mirë dhe për ruajtjen e vlerave të lirisë. Familjarët e Agim Ramadanit e kanë përgëzuar Ramush Haradinajn për zgjedhjen e tij kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke i uruar suksese në jetën institucionale të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …