Kryeministri Kurti e fton në takim kryetarin Thaçi për bashkërendim të veprimeve në politikën e jashtme

Kryeministri Kurti e fton në takim kryetarin Thaçi për bashkërendim të veprimeve në politikën e jashtme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër kryetarit Thaçi, përmes së cilës letër ka kërkuar nga ai një takim gjatë ditës së sotme, në mënyrë që t’i bashkërendojnë veprimet e përbashkëta rreth politikës së jashtme. Kryeministri Kurti ka theksuar se prezantimi i Republikës duhet të jetë i njëzëshëm dhe se dallimet duhet të mbesin brenda vendit duke mos ndikuar kur e përfaqësojnë atë. Kurti përmes një letre zyrtare kishte ftuar në takim Thaçin edhe më 13 shkurt, për të bashkërenduar qëndrimet për politikën e jashtme, para udhëtimit në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …