Brickos

Albin Kurti

Kryeministri Kurti ka reaguar kundër kryetarit të Serbisë, Vuçiq, pasi ai ka siguruar një marrëveshje të gazit natyror me Rusinë

Kryeministri Kurti, ka reaguar publikisht pasi kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se ka siguruar një marrëveshje  shumë  të favorshme të gazit natyror me Rusinë,  gjatë një bisede telefonike me kryetarin rus, Vladimir Putin. “Ata as nuk duhet të takohen më: marrëveshjet mes Putinit dhe Vuçiqit tani arrihen përmes bisedave telefonike”, ka shkruar Kurti dhe  ka rikujtuar një deklaratë të Vuçiqit në lidhje me Kosovën pas takimit të tij të 19-të me Putinin në Soçi më 25 nëntor të vitit 2021. Në deklaratë Vuçiq kishte thënë se me Putinin ka biseduar për veriun e Kosovës dhe se ia ka treguar se ku ndodhet në hartë.  “Unë fola për standardet e dyfishta dhe hipokrizitë e shpeshta në marrëdhëniet ndërkombëtare, presidenti Putin i pranoi ato dhe kuptoi mirë se për cfarë isha duke folur, por kërkoi sqarime shtesë, kështu në folëm për veriun e Kosovës, dhe ia tregova atij në hartë”, kishte thënë Vuçiq në atë kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak. Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak, Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Bajram Curr të Tropojës ku …