Albin Kurti

Kryeministri Kurti nuk ka ndonjë aleat për heqjen graduale të tarifës prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia

Kryeministri, Albin Kurti,  nuk ka ndonjë aleat për ta çuar përpara planin e tij për heqjen graduale të tarifës prej 100 për qind ndaj mallrave me origjinë nga Serbia. Në opozitë ka parti që kanë paralajmëruar edhe protesta në rast se hapet tregu ndaj fqinjit verior, ndërkaq Lidhja Demokratike që është aleate kryesore e Kurtit në Qeveri, por edhe presidenti Hashim Thaçi e edhe Shtetet e Bashkuara kanë këmbëngulur që tarifa të hiqet menjëherë dhe pa ndonjë kusht, meqë vetëm kështu konsiderojnë se mund të krijohet rrethana për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Një ditë më parë, kreu i Qeverisë prezantoi qëndrimin 7-pikësh, sipas të cilit nga 15 marsi duhet të hiqet tarifa për lëndën e parë. Si përgjigje ndaj vendimit, ai tha se Serbia duhej të zotohej për ndërprerje të fushatës për heqje te njohjeve të Kosovës dhe të nisë eliminimin e barrierave tregtare jotarifore.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …