Kryeministri Kurti, ua shpalosi vendeve anëtare të QUINT-it një plan për hapjen e Urës së Ibrit, por ata nuk u bindën

Kryeministri Albin Kurti, ua shpalosi vendeve anëtare të QUINT-it një plan për hapjen e Urës së Ibrit edhe për qarkullim të veturave. Pesë ambasadorët perëndimorë nuk u bindën. Kur shkuan në zyrë për t’i kthyer përgjigje thanë se nuk e mbështesin hapjen e urës në këtë moment. Pasi qëndrimi diplomatik e ushtarak u bë i qartë, për urën në publik ka filluar të flas më shumë edhe Vjosa  Osmani. Ajo  kërkon një plan të përbashkët Kosovë- aleatë për hapjen e urës. Ditë më parë Presidenca tha se rreth kësaj cështjeje Amerika  i ka ndarë vlerësimet e sigurisë me shefen e shtetit, ndërsa kryetarja tha se me Kurtin ka folur për urën para një muaji.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …