Jeffrey M. Hovenier

Jeffrey Hovenier: Po përballemi me sfidat e Qeverisë Kurti, të cilat kanë ndikuar në kualitetin e marrëdhënieve tona

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Amerika mbetet e përkushtuar ta ndihmojë popullin e Kosovës, pavarësisht veprimeve sfiduese të qeverisë së saj, të cilat  janë duke ndikuar në partneritetin e vendit me Amerikën. Ai ka kërkuar që qeveria Kurti t’i rikthehet dialogut konstruktiv me partnerët ndërkombëtarë dhe ShBA-në. Këto deklarata, ambasadori i ka bërë pas nënshkrimit të marrëveshjes së grantit në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh ndërmjet Kosovës dhe USAID. Jemi duke u përballur me sfida me qeverinë Kurti dhe këto sfida e kanë ndikuar kualitetin e marrëdhënieve tona. Po përballemi me disa sfida me qeverinë e tanishme të Kosovës të cilat kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë’. Shumë prej jush keni parë raportin në media për dallimet e tashmë ndërmjet Amerikës dhe anëtareve therë të bashkësisë ndërkombëtare me Qeverinë e Kosovës për disa veprime që janë të udhëhequra me qeverinë e kryeministrit Kurti.. Ashtu siç  tha Zëvendësi i Departamentit të shtetit më herët, Qeveria Amerikane shpreson se qeveria e Kosovës do t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me Amerikën, BE-në, NATO-n, tha Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …