Brickos

Albin Kurti

Kryeministri Kurti vazhdon me përsëritjen e akuzave ndaj qeverive paraprake për krizën e tanishme energjetike

Kryeministri, Albin Kurti vazhdon me përsëritjen e akuzave ndaj qeverive paraprake për krizën energjetike që po mbretëron këto ditë në Kosovë. Gjatë fjalimit para pjesëmarrësve në mbledhjen e 45-të të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ai theksoi kur e kanë marr pushtetin, e kanë gjetur Kosovën të shtrirë përtokë dhe të papërgatitur për sfidat e shekullit 21. “Fitorja e 14 shkurtit e Vetëvendosjes ishte e domosdoshme më shumë sesa e nevojshme për ta shpëtuar vendin. Ajo që gjetëm në shumë pjesë ishte më keq se që e mendonim. Një shtet përtoke që gjakonte në gjitha anët e tërësisht i papërgatitur për sfidat e shekullit të 21-të. E në kulmin e këtyre problemeve këtë vit kishim edhe luftimin e vazhdueshëm me pandeminë COVID-19. Dhe një ndërmarrje masive sikurse vaksinimi i popullsisë, sfidë që e kaluam me sukses duke përmbushur premtimin për vaksinimin e mbi 60 për qind të popullatës së vaksinueshme. Tash po përballemi edhe me një sfidë tjetër, Kriza energjetike e shkaktuar sa nga faktor të jashtëm jashtë kontrollit tonë po aq edhe nga mungesa e vizionit për të marrë vendime për të ardhmen nga ata që qeverisën për më tepër se dy dekada” ka theksuar mes tjerash lideri i Vetëvendosjes dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …