Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq të mërkurën e viziton Kosovën

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do ta vizitojë Republikën e Kosovës të mërkurën. Kështu ka bërë me dije  Zyra e Kryeministrit të Kosovës për medie. Kryeministri malazez do të qëndrojë në Kosovë me datat 14 dhe 15 shkurt 2018. Vizita e kryeministrit të Malit të Zi, ishte planifikuar të ndodhte javën e kaluar, por ajo ishte anuluar pasi aeroplani i tij nuk mundi të ateronte në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” për shkak të mjegullës se madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …