Ministri i Financave, Bedri Hamza garanton mbështetje financiare për Kompleksin Memorial të familjes Jashari

Ministri i Financave, Bedri Hamza garanton mbështetje financiare për Kompleksin Memorial të familjes Jashari

Me kërkesë të ministrit të Financave, Bedri Hamza, ai ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Idriz Blakaj, ku biseduan për gjendjen e Komplekseve Memoriale në Kosovë, me theks të veçantë Kompleksin memorial të familjes Jashari.  Hamza e njoftoi drejtorin Blakaj për gjendjen financiare dhe e garantoi atë se sa i përket anës financiare për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e Kompleksit Memorial të familjes Jashari nuk do të mungojë asnjëherë.

Ai gjithashtu tha se aktualisht janë të gatshme një milionë euro të cilat janë në shfrytëzim, dhe se për mjetet shtesë, të cilat duhen për realizimin e projektit për kompleksin Adem Jashari do të ndahen sipas kërkesës dhe nevojave që do të ketë kjo Agjenci. Ndërsa, Blakaj falënderoi ministrin Hamza për gatishmërinë e tij për të mbuluar financiarisht shpenzimet sa i përket memorialeve në përgjithësi në Kosovë, në veçanti Memorialin e familjes Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …