Milo Gjukanoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Gjukanoviq, ka dhënë dorëheqje i bindur se pas puçit në ditën e zgjedhjeve qëndron Rusia

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka dhënë dorëheqje pasi është siguruar se Rusia ishte e përfshirë në puçin e ditës e zgjedhjeve, duke akuzuar opozitën për bashkëpunim me Kremlinin. Gjukanoviq tha se ishte një “lidhje e fuqishme e një faktori të jashtëm me votimet e 16 tetorit, që u shënua me arrestimin e 20 personave të dyshuar për planifikim të sulmeve të armatosura ndaj Gjukanoviqit dhe mbështetësve të tij, pasi shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, raporton REL. Rusia ka kundërshtuar fuqishëm përpjekjet e Gjukanoviqit që t’i bashkohet NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ndërkohë që liderët opozitarë kanë zhvilluar vizita të shpeshta në Moskë, në prag të votimeve. Zyra e prokurorit të Malit të Zi ka pretenduar se grupi i arrestuar ka planifikuar të sulmojë qytetarët përballë Parlamentit pasi të jenë shpallur rezultatet e zgjedhjeve, dhe pastaj të hyjë në ndërtesë dhe ta arrestojë Gjukanoviqin.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …