Vucic-Rama-Mustafa

Kryeministri Mustafa merr pjesë në mini-samitin Ballkanit në Sarajevë, i cili do të mbahet sot

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të marrë pjesë në mini-samitin Ballkanit në Sarajevë, i caktuar të mbahet për  ditën e sotme. Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, nga Kabineti i Kryeministrit Mustafa. Sipas agjendës zyrtare, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, thuhet se do të takohen në Sarajevë, si vazhdimësi e Samitit të Berlinit. Kryeministrat nga Kosova, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia do të takohen në Sarajevë për të diskutuar projektet e përbashkëta që ndërlidhin këto vende, në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Këto projekte, përfshijnë transportin, infrastrukturën energjetike dhe ngritjen e cilësisë së arsimit.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …