leoni

Kryeministri Mustafa, shikoi nga afër dëmet nga vërshimet e janarit dhe marsit në Malishevë

Kryeministri i Qeverisës së Republikës së Kosovës, z.Isa Mustafa, ka qëndruar të premten në Malishevë, ku është pritur nga Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj. Vizita e kryeministrit, kishte për qëllim njohjen e drejtpërdrejt me dëmet e shkaktuara nga vërshimet e janarit dhe marsit në Komunën e Malishevës, ku dhe premtoi se do të ndahet një fond për intervenimet emergjente, me qëllim të evitimit të disa dëmeve.

Kryeministri Mustafa, ishte i shoqëruar edhe nga ministrat Avdullah Hoti, Ferid Agani, Arban Abrashi dhe zëvendësministri i MAPL-së, z.Bajram Gecaj.

Kryeministri Mustafa, fillimisht është ndalur në Banjë të Malishevës, për tu njoftuar me dëmet e shkaktuar nga dalja e lumit në këtë pjesë turistike dhe më pas ka vizituar edhe digën në liqenin Mirusha, ndërsa është njoftuar nga kryetari Begaj, për dëmet e shkaktuara në këtë pjesë, si dhe për dëmet tjera të shkaktuara në qytet, si në ekonomi familjare, biznese, infrastrukturë dhe dëme tjera.

Pas kësaj, kryetari Begaj dhe qeveria komunale, kanë zhvilluar një takim të përbashkët në objektin e komunës, me kryeministrin Mustafa dhe kabinetin qeveritar, të cilët i kanë informuar në detaje me dëmet e shkaktuara nga vërshimet, si dhe për probleme tjera, me të cilat ballafaqohet Komuna e Malishevës. Pasi e falënderoi për vizitën, kryetari Begaj, tha se “dëmet nga vërshimet kanë qenë të mëdha dhe duhet intervenim emergjent, sidomos në digën e liqenit Mirusha, por edhe në shtratin e lumit, në mënyrë që të evitohen përmbytjet dhe vërshimet tjera, në të ardhmen. Problem tjetër i Malishevës, është edhe regjionalizimi me Gjakovën, ku qytetarët janë tejet të pakënaqur, pasi qytetari nuk është pyetur për këtë, ndërsa ne i kemi të gjitha lidhjet me regjionin e Prizrenit, qoftë lidhje historike, ekonomike, miqësore, natyrore, të komunikimit dhe çdo gjë tjetër na lidh me Prizrenin. Çështje tjetër problematike, është shfrytëzimi i pasurisë natyrore të Malishevës, nga gurëthyesit, ndërsa si komunë, asnjëherë nuk jemi kompensuar. Problem në vete është edhe Qendra e Kompetencës, ku agjencioni për arsimin profesional, ka marrë buxhet më shumë se që i takon kësaj qendre, si dha janë shkaktuar probleme tjera”. Dhe në fund, kryetari Begaj, kërkoi nga kryeministri Mustafa, që Qeveria e Kosovës, të ndihmoj në rregullimin e problemit të digës në liqenin Mirusha, shtratin e lumit dhe ndërtimin e rrugës transite në Malishevë, si probleme madhore aktuale.

“Kamë qenë tepër i preokupuar me vërshimet, në dy rastet, ku Malisheva ka pësuar më së shumti, por për fatin e mirë nuk ka pasur humbje në njerëz. Jam i interesuar për zgjidhjen e shpejt të këtyre problemeve emergjente, siç është diga dhe ura në liqenin Mirusha. Ne si qeveri do të bëjmë gjithçka për ndarjen e një shumë emergjente për dëmet e shkaktuara”, tha kryeministri Mustafa. Ai po ashtu tha se si qeveri “ janë duke i shikuar mundësitë për investimet strategjike, afatgjate, siç është rregullimi i shtratit të lumit, transitin dhe për digën e liqenit. Disa çështje mundemi këtë vit ti rregullojmë dhe disa tjera më vonë”, tha kryeministri Mustafa.

Mustafa e Begaj, kanë biseduar edhe për çështje tjera, përfshi edhe ethet hemorragjike krime kongo (EHKK), ku kanë vlerësuar punën dhe angazhimin e të gjithë faktorëve, për luftimin dhe parandalimin e EHKK.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …