Mustafa: Kufijtë nuk ridefinohen me referendume të anshme e as me konferenca për medie

Kryeministri Mustafa thotë se Kosova po e mbyll vitin 2016 me një bilanc pozitiv

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka folur për të arriturat dhe dështimet që janë shënuar gjatë vitit që po e lëmë pas. Ai konstaton se në bazë të zhvillimeve dhe proceseve brenda e jashtë vendit, Kosova ka arritur mjaft këtë vit. Sukseset më të mëdha janë arritur në ekonomi, në agjendën integruese euroatlantike dhe në sport. Dështimi më i madh është që jemi i vetmi vend në rajon e më gjerë që  kemi mundësi të udhëtojmë pa viza dhe kjo për fajin tonë. Për dështimin e liberalizimit të vizave, ai përgjegjës i ka bërë liderët e opozitës të cilët  sipas tij këtë e kanë bërë, me qëllim të përfitimeve elektorale.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …