Kryeministri Rama e Kryetari Meta: Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë

Kryeministri Rama: Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë

Kryeministri Edi Rama, si dhe kryetari i shtetit shqiptar Ilir Meta kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, të cilin e kanë vlerësuar lartë kontributin e tij për çështjen kombëtare. “Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot. Një burrë i thjeshtë që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë dhe i bën sot të ndihen të ligështuar për humbjen e tij, jo vetëm miqtë, por edhe të gjithë ata që politikisht ishin në llogore të tjera nga e tija. Ai ia doli aty ku shumëkush nuk ia del dot. La pas një kujtim të mirë te të mëdhenjtë e te të vegjëlit. Lamtumirë mik i mirë!”, shkruan në rrjetet sociale kryeministri Rama.

Ndërkohë, kryetari Meta i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, të dashurve e miqve të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, për këtë humbje të madhe. Kreu i shtetit shqiptar theksoi veçanërisht kontributin i tij si kryeministër i Kosovës, si politikan i spikatur në vitet e para të Kosovës së çliruar, si luftëtar i paepur për çështjen e Pavarësisë së Kosovës.“Dhe përpjekjet e tij për ndërtimin e instucioneve të saj do të mbeten të paharruara në mendjen dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”, shprehet në përfundim të komunikatës së shpërndarë nga Presidenca, kryetari Meta.

Kontrolloni gjithashtu

Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Rexhep Tajip Erdoğan: Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të japin llogari për çdo pikë gjaku që kanë derdhur

Kryetari i Turqisë. Rexhep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Netanyahu dhe bashkëpunëtorët në gjenocid do të …