Edi Rama

Kryeministri Rama konsideron se marrëdhëniet Shqipëri – Serbi janë zhvilluar në drejtimin e duhur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shfaqur mendimin e tij se marrëdhëniet në mes të Tiranës dhe Beogradit zyrtar janë zhvilluar në drejtimin e duhur. Gjatë fjalës së tij në Forumin e Biznesit Serbi-Shqipëri që po mbahet në Nish, ai theksoi se Shqipëria dhe Serbia duhet t’i kthejnë kufijtë në ura që bashkojnë. Është e nevojshme t’i japim jetë një tregu të përbashkët. Të integrojmë ekonomitë dhe të tërheqim investime. Nëse ne arrijmë të krijojmë një treg rajonal, do t mund t’i japim më shumë mundësi zhvillimi vendeve tona. Ne duhet të sillemi me njëri-tjetrin, ashtu siç duam të sillemi nesër në hapësirën e Bashkimin Evropian, ka porositur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij në Forumin e Biznesit Serbi-Shqipëri që po mbahet në Nish.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …