leoni

Edi Rama

Kryeministri, Rama shprehet i vendosur që mandatin, që e marrë në vitin 2017 do ta dërgojë deri në fund

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama u shpreh i vendosur duke përsëritur sërish ditën e sotme se mandatin e marrë në vitin 2017 do ta dërgojë deri në fund, pavarësisht protestave të opozitës që kërkon largimin e tij nga pushteti. Nga takimi i përjavshëm i bashkëqeverisjes, referuar paktit për Universitetin, ai tha se këtë mandat do të ketë një transformim epokal. “Platforma është produkt i besimit të qytetarëve për të bashkëqeverisur me njerëzit e zakonshëm. Është si adresë urgjence për të gjithë ata që ‘plagosen’ në zyrat e shtetit. Sot kishim mbledhjen e përjavshme që bëjmë me të gjithë ministrat që janë angazhuar për Paktin për Universitetin dhe jemi në fazën e mbledhjes së të gjitha të dhënave për nevojat e universiteteve në drejtim të infrastrukturës, për ato që kanë nevojë për projekte. Por edhe për logjistikën, laboratorët, praktikat e punës dhe konsulencat. Zëri i qytetarit nuk është vetëm kur ai zgjedh, aty është gjykimi, zëri duhet të dëgjohet gjatë gjithë kohës.  Sa shumë njerëz në fushatë janë përpjekur të thonë unë jam zëri juaj dhe gjithçka e ka marrë era, por me ne është ndryshe”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …