Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorin, Mentor Dervishaj nga Zabllaqi në përvjetorin e rënies

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorin Mentor Dervishaj nga Zabllaqi në përvjetorin e rënies. Kujtojmë me nderim në përvjetorin e rënies, dëshmorin Mentor Dervishaj nga Zabllaqi. Prindërit Osmani e Naxhija, i dhanë Kosovës tre djem dëshmorë, Mentorin, Menderesin dhe Menhendin. Po sot, përulemi para heroizmit të pashoq të dëshmorit Skerdilajd Bardhyl Llagami nga Tirana, i cili ra për ta fituar pavdekësinë. Lufta jonë çlirimtare, me motivin më fisnik njerëzor, lirinë, i bashkoi shqiptarët rreth të drejtës së tyre, si asnjëherë më parë në historinë tonë të re. Lavdi e përjetshme të gjithë heronjve dhe dëshmorëve!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …