Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i jep përgjigje ironisë të zyrtarëve britanikë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për koincidencë në ditën e 101-vjetorit të Traktatit të fshehtë të Londrës të vitit 1915, që kishte për qëllimin copëtimin dhe asgjësimin e Shqipërisë ka folur lidhur me daljen e Britanisë së Madhe nga BE dhe krahasimit që ata  bëjnë me Shqipërinë. Rama, në një shkrim të publikuar në revistën “Times”, thekson se vendi i tij nuk duhet të shërbejë si model për jetën jashtë BE. E dimë se  marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian nuk janë një model që të tregojnë matjen e Britanisë së Madhe me vetë Unionin”. Një deklaratë e ministrit britanik të Drejtësisë, Michael Gove se Britania e Madhe mund të marrë modelin e Shqipërisë për sa i përket tregtisë nëse del nga BE, është shndërruar në objekt tallje nga britanikët. Në rrugët e Londrës javë vendosur billborde me flamuj shqiptar dhe me mbishkrimet “Nuk duam të bëhemi si Shqipëria”. Mbështetësit e qëndrimit të Britanisë në BE shkruajnë: “Ata që mbështesin fushatën e daljes nga tregu i përbashkët duan që të jemi si Shqipëria. Çuditërisht kjo deklaratë e zyrtarët të lartë të Anglisë, ka rastisur në koincidencë me 101-vjetorin e Traktatit të fshehtë të Londrës, të vitit 1915, lidhur me copëtimin dhe asgjësimin  e Shqipërisë. Pavarësisht kësaj Britania e Madhe, e Toni Blerit ka dhënë një kontribut të madh në çlirimin e Kosovës nga robëria serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …