leoni

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në vizitë një grup deputetësh të Landit Nordrhein Westfalen

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në vizitë një grup deputetësh të Landit Nordrhein Westfalen

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dje pasdite ka pritur në vizitë një grup deputetësh gjermanë të parlamentit shtetëror të Landit Nordrhein Westfalen , të cilët po qëndrojnë për një vizitë një javore në Kosovë. Kryetari i Prishtinës, Ahmeti në takim foli për sfidat dhe arritjet në qeverisjen në Prishtinë qysh prej fillimit të mandatit të tij. Deputetët gjermanë ishin kurreshtarë të dinin se si Kryetari Shpend Ahmeti po ia del ta luftojë korrupsionin. Ata ishin të informuar për 120 rastet që tashmë po procesohen në prokurori, dhe poashtu shtruan pyetje se si po ia arrihet ta menaxhohet kryeqyteti me një buxhet minimal. Kryetari Ahmeti, tha se me një vetëmohim politik përkundër shumë sfidave është arritur që të adresohen problemet dhe nevojat e qytetarëve. Ai shpalosi disa nga projektet e ardhshme të cilat priten të funksionalizohen gjatë viteve në vazhdim, si hapja e çerdheve të fëmijëve në disa lagje të Prishtinës, punimet e ardhshme në rrafshin e infrastrukturës, si dhe për ndërtimin e fabrikës së ujit në Shkabaj që është projekt i përbashkët i Komunës, Kompanisë së Ujësjellësit dhe KFW-së gjermane e që do ta përmirësojë furnizimin me ujë jo vetëm për Prishtinën, por në nivel regjional.

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …