Shqipëria ka filluar një qasje më të pranueshme ndaj artit të realizmit socialist

Shqipëria ka filluar një qasje më të pranueshme ndaj artit të realizmit socialist

Shqipëria ka filluar të ketë një qasje më miqësore ndaj artit të realizmit socialist, por kritika mbetet ende ne fazë fillestare çka e bën të pamundur edhe sot ndërtimin e një kulture në ndarjen e artit nga pushteti. Kjo do të jetë baza e diskutimit të konferencës dy ditore “Arti i periudhës socialiste midis përbuzjes, fetishizmit dhe tranzicionit”, organizuar nga “Tirana art Lab”, në Muzeun Historik Kombëtar, përgjatë dy ditëve të fundit të prillit. “Nga pikëpamja konceptuale, arti nuk mund të jetë i pavarur nga politika, pushteti, nga kultura prej të cilit del, kështu që gjithmonë ka një marrëdhënie. Tek ne sidomos është një marrëdhënie jo shumë normale, pasi nuk kemi artikuluar problemet e vërteta që qëndrojnë në një periudhë të caktuar siç ishte ajo e diktaturës”, deklaroi Romeo Kodra, menaxher i projektit. Folësit në këtë konferencë kanë lidhje të drejtpërdrejtë dhe eksperience të gjatë me artin e asaj kohe. Kjo vlen edhe në krahasimin se çfarë reflekton arti sot. “Po krijohet për fat të mirë një brez i ri i artistëve post-modern. Arti post-modern në përgjithësi është kundër çdolloj pushteti”, Gëzim Qëndro, kritik arti. Konferenca është pjesë e projektit “Heronjtë që duam”, duke sjellë edhe njëherë në vëmendje trashëgiminë artistike të periudhës së realizmit socialist, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë bllokun e Lindjes. (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja me partnerët e koalicionit kanë organizuar një tryezë, ku kanë diskutuar për gjendjen e arsimit në vend

AAK-ja me partnerët e koalicionit kanë organizuar një tryezë, ku kanë diskutuar për gjendjen e arsimit në vend

AAK-ja me partnerët e koalicionit kanë organizuar një tryezë, ku  kanë diskutuar për gjendjen e …