Tirana dhe Prishtina me agjendë të përbashkët për diasporën

Tirana dhe Prishtina me agjendë të përbashkët për diasporën

Grupet punuese të Kosovës dhe Shqipërisë kanë zhvilluar një takim të përbashkët për të vlerësuar zbatimin e Marrëveshjes së nënshkruar mes dy Qeverive shqiptare për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë. Në takimin e zhvilluar mes ministrit të Diasporës, Valon Murati dhe ministres së Arsimit në Republikën e Shqipërisë, Lindita Nikolla, u fol për përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja për njësimin e mësimit shqip në diasporë. Në këtë drejtim, dy ministrat u pajtuan që fushata për ndërgjegjësimin e pjesëtarëve të diasporës lidhur me rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe duhet të fillojë sa më shpejt. Ata u pajtuan për një agjendë të përbashkët në javët e ardhshme, për t’u takuar personalisht me shoqatat në diasporë, në mënyrë që para tyre të shpaloset puna e bërë lidhur me hartimin e kurrikulës së unifikuar, standardizimit të procesit mësimor, dhe e gjithë kjo të bëhet në frymën e sensibilizimit të diasporës sonë për këtë proces. Dy ministrat ranë në ujdi që në mbledhjen e paraparë në fund të majit, mes dy qeverive, të nënshkruhet edhe një marrëveshje që do të miratohet në kuvendet përkatëse të dy vendeve, ashtu që dy qeveritë t’i marrin përsipër edhe obligimet financiare që dalin nga procesi i zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …