Brickos

Kryeministri shqiptar, Edi Rama thotë se shumë shpejt do të nisë vaksinimi masiv në Shqipëri kundër virusit korona

Kryeministri, Edi Rama, bën të ditur se vaksinimi i gjithë popullatës do bëhet brenda 14 muajve të ardhshëm

Me 94 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë miratoi të hënën marrëveshjen me kompaninë “Pfizer”, përmes së cilës qeveria ka siguruar 500 mijë doza për vaksinën kundër COVID-19. Kryeministri Edi Rama publikoi tre skenarë, ku më ambiciozi sipas tij është vaksinimi i popullatës brenda 14 muajve të ardhshëm. Negociatat me “Pfizer”, Rama i cilësoi të vështira teksa bëri të ditur se qeveria është në komunikim me kompani e shtetet të tjera. Për t`ju përgjigjur dyshuesve e për të vërtetuar efektshmërinë e vaksinës, Rama tha se mjekët do të bëjnë transparentë nivelin e antitrupave. Kryeministri iu kthye sërish rastit të korrupsionit në Spitalin “Shefqet Ndroqi” ku kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për denoncimin e rasteve të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Lëvizja Vetëvendosje po keqpërdor luftën kundër korrupsionit për interesa partiake dhe personale

Ish kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri, ka shprehur kritika kundër kësaj partie  duke thënë se, …