Haradinaj: Enveri është ndër dëshmorët e parë të Republikës, që mbijetesën e saj e vë para çdo interesi tjetër

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj: Kosova po bëhet, ditë pas dite

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur që nga mbledhja e sotme e qeverisë janë marr tri vendime. Ai përmes një postimi në rrjetin social ka treguar së për cilat vendime bëhet fjalë.

“Ambient më i mirë dhe edukim më cilësor për fëmijët tanë. Sot, në mbledhjen e Qeverisë, kemi marrë vendim: Nënshkrimin e marrëveshjes me BE-në për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e edukimit Erasmus plus dhe kështu dhjetëra të rinjve tanë t’i hapet rruga për edukim jashtë vendit. Nënshkrimin e marrëveshjes me Dukatin e Madh të Luksemburgut, projekt ky zhvillimor nga i cili Kosova përfiton asistencë prej 2 milionë euro dhe që i ndihmon vendit në rrugën e tij integruese. Përfitimi i grantit prej 4 milionë euro për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta, blerja e pajisjeve, makinerive dhe kontenierëve dhe gjithashtu grant prej 1 milion e 466 mijë euro për studimin e fizibilitetit për Menaxhimin e Mbeturinave, hap i rëndësishëm për tërheqjen e investimeve të huaja në këtë fushë. Kosova po bëhet, ditë pas dite!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …