Lumezi

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi kërkon përgjegjësi penale për manipuluesit e listave të veteranëve

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se Prokuroria do të kërkojë përgjegjësi penale për manipuluesit e listave të veteranëve të luftës. Në bazë të të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave, thuhet se numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës, duke u bazuar në gjendjen e muajit dhjetor të vitit të kaluar, ishte 36 mijë. Prej tyre 34 mijë e 529 veteranë të UÇK-së, ndërsa 1503 familje të veteranëve. Ai ka konfirmuar për mediet se Prokuroria është duke e hetuar procesin e krijimit të listës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nëse vërehen shkelje manipuluesit do të përgjigjën para drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …