leoni

Kryesia e re e Partisë Demokratike të Kosovës ka zhvilluar një diskutim thelbësor, lidhur me aktualitetin politik të vendit

Kryesia e re e Partisë Demokratike të Kosovës ka zhvilluar një diskutim thelbësor, lidhur me aktualitetin politik të vendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me sfidat politike, diplomatike dhe ekonomike të Kosovës, duke theksuar nevojën për veprime të menjëhershme. Në këtë kontekst, ai ka prezantuar kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, si një lider i përshtatur për të trajtuar këto sfida, meqë  ai disponon  vlerat e nevojshme dhe mbështetja e plotë e partisë është në favor të këtij misioni. Për të thelluar angazhimin e tyre, Krasniqi ka njoftuar se PDK, me të gjitha burimet e saj, ka filluar një mision mobilizues për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme për vendin. Në fund, ai ka konstatuar se me Bedri Hamzën në postin e kryeministrit, partia synon të rikthejë normalitetin, zhvillimin dhe mirëqenien për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale cakton panelin e gjyqtarëve, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës për mbrojtje ligjore

Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës …