Zëvendës-kryeministri i Kosovës dhe kryetar i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka shprehur pikëllimin e tij me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit Ibrahim Rexhepi. Me dhimbje të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim Ibrahim Rexhepi. Ibrahimi ishte njeri i urtë dhe ekonomist i zgjuar. Ishte edhe anëtar i devotshëm i AKR-së. Jam krenar që e njoha. Do të na mungosh shumë, miku jonë! Ngushëllime familjes Rexhepi si dhe miqve të tij ka shkruar Pacolli.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
