Ramush Haradinaj: Anulimi i “Kosova e Re” i kushtoi vendit miliarda, energji të humbur dhe varësi nga importi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka rikthyer në vëmendje projektin e termocentralit Kosova e Re, duke argumentuar se mosrealizimi i tij ka lënë Kosovën pa një kapacitet strategjik të prodhimit të energjisë dhe e ka bërë vendin më të varur nga importet e shtrenjta. Haradinaj thekson se termocentrali me kapacitet neto prej rreth 450 megavatësh do të prodhonte rreth 3.35 TWh energji elektrike në vit, duke mbuluar një pjesë të konsiderueshme të konsumit të vendit dhe duke reduktuar ndjeshëm nevojën për import të energjisë. Sipas tij, gjatë 30 viteve të operimit, projekti do të siguronte mbi 100 TWh energji elektrike, ndërsa do të mbështetej në rezervat vendore të linjitit, duke garantuar furnizim afatgjatë dhe funksionimin e sektorit minerar. Ai thekson se teknologjia e paraparë do të ishte më efikase, me konsum më të ulët të linjitit dhe ujit krahasuar me termocentralet ekzistuese. Ish-kryeministri vlerëson se projekti do të sillte përfitime edhe në aspektin mjedisor, pasi do të zëvendësonte gradualisht kapacitetet e vjetruara të TC Kosova A me teknologji më moderne, duke reduktuar ndjeshëm emetimet e dioksidit të squfurit, oksideve të azotit, pluhurit dhe dioksidit të karbonit. Në aspektin ekonomik, Haradinaj thekson se projekti parashihte një investim prej rreth 1.3 miliard eurosh, që sipas tij do të ishte një nga investimet më të mëdha të huaja direkte në historinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala

Behxhet Shala me akuza të ashpra ndaj pushtetit: Po sulmohen vlerat e luftës dhe figurat kombëtare

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, ka …