Kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës zgjedhet Albert Zogaj, pos të cilin e fillon me 7 korrik 2021

Kryetar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës zgjidhet Albert Zogaj, post të cilin e fillon me 7 korrik 2021

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka mbajtur takimin e 258-të me radhë, nën udhëheqjen e kryesuesit, Skender Çoçaj, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës. Gjatë këtij takimi anëtarët, si pikë të rendit të ditës kishin zgjedhjen e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Pas procesit të votimit unanim të anëtarëve të KGjK-së, zgjodhën Albert Zogaj, në pozitën e Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Mandati i tij fillon me 7 korrik 2021 dhe është tre (3) vjeçar. Zogaj shpalosi objektivat e veta përpara anëtarëve të Këshillit duke u zotuar se gjatë mandatit të tij trevjeçar, do të përkushtohet në ngritjen e transparencës, llogaridhënies dhe nivelit të bashkëpunimit me institucione vendore dhe ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …