leoni

Ministrat aktualë të Vetëvendosjes në Qeverinë Kurti do të mbesin pa poste e jashtë Kuvendit, meqë nuk janë deputetë

Kryetarët e komunave që nuk udhëhiqen nga VV kanë thënë se Qeveria Kurti nuk i ka marr parasysh projektet e tyre

Kryetarët e komunave që nuk udhëhiqen nga partia Vetëvendosje kanë thënë se Qeveria Kurti nuk i ka marr parasysh projektet e tyre dhe se nuk ka ndarë mjete për realizimin e tyre. Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka thënë Qeveria Kurti ka diskriminuar negativisht komunat që nuk qeverisen nga Vetëvensdosja. “Ajo që duhet theksuar është se kemi parë një qasje joprofesionale të Qeverisë dhe kemi parë një diskriminin ndaj komunave të mëdha dhe kemi parë një qasje i ndaj atyre që janë të vogla, atu ku janë kryetarët e partisë së Lëvizjes Vetëvendosje” ka theksuar për Ekonomia Online, kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. Edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka shfaqur pakënaqësi ndaj Qeverisë Kurti për shkak të diskriminim negativ që ja bërë kjo qeveri kësaj komune. Ai ka thënë për Ekonomia Online se komuna e Vitisë do të ia del mban të realizon projekte të rëndësishme por jo fal përkrahjes së Qeverisë Kurti por duke i falënderuar donatorët gjerman, zviceran, amerikan, e fondacionet tjera ndihmuese. Pakënaqësi ndaj Qeverisë Kurti kanë shfaqur edhe kryetar të komunave tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …