Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 5 Majin, ditën e dëshmorëve të kombit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 5 Majin, ditën e dëshmorëve të kombit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 5 Majin, ditën e dëshmorëve të kombit. Në një postim të tij ka shkruar “përkulem para heroizmit dhe sakrificës së tyre. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte projekti më sublim i shqiptarëve në shekullin e njëzet. “Në Ditën e Dëshmorëve, me respekt i kujtojmë të gjithë ata që luftuan dhe ranë për lirinë e atdheut. Përkulemi para heroizmit dhe sakrificës së tyre të të gjitha kohëve dhe epokave. Kujtimin e kemi më të afërt për ata që ranë në luftën me të fundit, si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ishte projekti më sublim i shqiptarëve në shekullin e njëzet. Nga Peja, kjo pjesë e Atdheut, Lavdi dëshmorëve të Kombit”, ka shkruar ai. Haradinaj ka bërë homazhe në nderim të të rënëve ndërkohë që  është mbajtur edhe një  akademi përkujtimore, në Ditën e Dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …