Kryetari i Aleancës për shqiptarët, kandidat për kryetar të Strugës, Ziadin Sela, mbetet pjesë e koalicionit qeveritar

Kryetari i Aleancës për shqiptarët, kandidat për kryetar të Strugës, Ziadin Sela, mbetet pjesë e koalicionit qeveritar

Kryetari i Aleancës për shqiptarët dhe kandidat për kryetar të komunës së Strugës, Ziadin Sela, konfirmoi se partia e tij mbetet pjesë e koalicionit qeveritar. Mbetemi në qëndrimin se informatat për dalje nga Qeveria janë spekulime, pjesë e propagandës së BDI-së. Kjo ishte edhe në rrethin e parë të zgjedhjeve, jo vetëm në të dytin. Tërë kohën spekulojnë, dezinformojnë se ne nuk jemi më pjesë e koalicionit qeveritar. Kjo bëhet me qëllim që t’i frikësojnë qytetarët. Është e qartë se si e zhvillojnë fushatën, dëshirojnë t’i frikësojnë, t’i shantazhojnë votuesit dhe qytetarët dhe në atë mënyrë të vijnë deri te rezultati më i mirë”, tha Sela në emisionin Top tema në TV Telma, në të cilin nuk iu përgjigj ftesës Ramiz Merko nga BDI dhe kundërkandidat i tij në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Kurti po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të reja për t’ua faturuar fajin të tjerëve

Ish Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, …