leoni

Kryetari Aliu ka ngushëlluar familjen Thaçi me rastin e vdekjes së Haxhi Thaqit, babait të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu përmes faqës së tij zyrtare në facebook ka ngushëlluar familjen Thaçi me rastin e vdekjes së Haxhi Thaqit, babait të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

Me dhembje e pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të babait të liderit historik të Kosovës, themeltarit të lirisë e shtetësisë së Kosovës, prijësit të luftës sonë çlirimtare, kryetarit historik të Partisë Demokratike të Kosovës, Kryeministrit e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Baca Haxhi mbylli sytë përgjithmonë, me mallin për të birin, që padrejtësisht i është privuar liria, për të cilin luftoi e sakrifikoi vet ai dhe familja e tij.

Pusho në paqen e parajsës së paskaj, baca Haxhi, atdhetar e prind shembullor, ti që nuk të lëkundën sakrifica të panumërta për Kosovën, ti që i dhe Kosovës themeltarin e lirisë, pavarësisë e shtetësisë sonë, Presidentin Hashim Thaçi.

Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Thaçi, bashkëveprimtarëve në Partinë Demokratike të Kosovës, miqve e të njohurve të të ndjerit.

Dritë pastë shpirti i tij fisnik!

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …