Brickos

Kryetari Aliu ka vizituar objektin e ish Gjimnazit të vjetër në Ferizaj, i cili ditë më parë u përfshi nga zjarri

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka vizituar objektin e ish Gjimnazit të vjetër në Ferizaj, i cili ditë më parë u përfshi nga zjarri. Ditën që zjarri kaploi këtë objekt, kryetari Aliu ishte në vizitë zyrtare në Turqi me Asociacionin e Komunave të Kosovës, por që në orët e hershme të mëngjesit, pranoi raportet nga ekipet tona emergjente për situatën në terren e reagimin e shpejtë të Brigadës së Zjarrfikësve dhe kompetentëve komunal që dolën menjëherë në vendngjarje. Objekti i ish Gjimnazit të vjetër, përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore, nën mbrojtje e të promovuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Nismat e projekteve për mbrojtjen e restaurimin e këtij objekti, kanë pronësinë e Komunës, janë projekte që për vite kemi kërkuar nga Ministria e Kulturës, ashtu siç i takon ligjërisht, të ndërmerr veprime për restaurimin e objektit. Madje, Komuna e Ferizajt, edhe në nismat rajonale, si ajo e bashkëpunimit ndërkufitar më 2021, financuar nga BE, kemi propozuar këtë objekt për restaurim, por që MKRS kishte aprovuar lejen për renovimin e këtij objekti sipas kërkesës së Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, që e pamundësoi ecjen tutje të këtij projekti në fazat e aplikimit për grantet nga BE. Në ditën kur nisi restaurimi i këtij objekti, asnjë masë siguruese nuk u ndërmor nga i kontraktuari i Ministrisë së Kulturës për këto punime, ashtu siç parashohin rregullat në çdo vendpunishte. Përtej shout mediatik, roleve të nxituara akuzatore e të protagonizmit politik sikurse të ishin ata vet organet e hetuesisë e drejtësisë, politika e qytetarët duhet të presin përfundimet e hetimeve zyrtare nga organet e specializuara. Është e dhembshme, të përdoret për pak vëmendje mediatike e protagonizëm politik, kjo fatkeqësi zjarri në këtë objekt, kryerësit e së cilës, insistojmë se duhet të nxirren sa më parë para drejtësisë. Gjimnazi i vjetër i Ferizajt, përfaqëson histori, dije, kujtime, emocione, krenari e lot gëzimi për breza të tërë të ferizajasve. Mbrojtja e promovimi i saj, nuk është kauzë personale por kolektive-institucionale, andaj ferizajasve, ky objekt, do t’i kthehet, i restauruar e për ta trashëguar ndër breza, si vlerë dalluese të qytetit tonë, ka thënë kryetari Aliu me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …