Dimitri Medvedev

Dmitry Medvedev: Urdhri për arrestimin e Vladimir Putinit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, është një letër higjienike

Moska zyrtare urdhrin arrestimin e  për Putinit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale e ka quajtur letër higjienike. Ish kryetari i Rusisë, Dmitry Medvedev shkon aq larg për të krahasuar urdhrin për arrestimin e Vladimir Putin me “letër higjienike”. Njeriu që shërbeu si president i Rusisë midis disa prej mandateve të Putinit, dhe më vonë pati një mandat të gjatë si kryeministër, ka qenë jashtëzakonisht i zëshëm dhe mbështetës i luftës në Ukrainë. Rusia i ka mohuar vazhdimisht akuzat për mizori gjatë pushtimit të Ukrainës. Kremlini gjithashtu ka thënë vazhdimisht se nuk e njeh juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe thotë se nuk mban asnjë detyrim sipas saj. Duke iu përgjigjur urdhrit të arrestit kundër Putinit, një zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse thotë se ai “nuk ka asnjë rëndësi”. “Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk kanë asnjë kuptim për vendin tonë, përfshirë edhe nga pikëpamja juridike”, tha zëdhënësja Maria Zaharova.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje në seancën e Kuvendit: Deputetja Salihu akuzon për shkelje të Kushtetutës, Dehari ia ndal mikrofonin

Seanca e Kuvendit është shoqëruar sot me tensione, pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, …