Kryetari Aliu me bashkëpunëtor pritën në takim vëllezërit tanë nga Turqia, shqiptarë të shquar në profesionet e tyre

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, bashkë me deputetin Elmi Reçica dhe kryetarin e Bordit të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik mes Kosovës e Turqisë, Faton Hasani, ju bënë një pritje të veçantë, vëllezërve tanë nga Turqia, shqiptarë të shquar në profesionet e tyre, të integruar në shoqërinë turke por gjithnjë të lidhur me rrënjët shqiptare, duke ruajtur gjuhën, kulturën e traditën tonë. Kryetari Aliu tha se, kënaqësi e veçantë të kemi mysafirë në qytetin tonë, Kryetarin e Shoqatës së Kosovarëve në Komunën Bafra, të regjionit të Samsunit në Turqi, Yunus Gün, koordinatorin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa, Recep Gündüz, me bashkatdhetarë të tjerë, në vizitën kthyese pas asaj tonë, javë më parë, nga e cila lindi bashkëpunimi, që do t’i sjellë Ferizajt të mira investuese e shkëmbime kulturore.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …