Donald Trump

Kryetari amerikan, Donald Trump ka dhënë shenja për ulje të tensioneve në konfliktin e tij me Teheranin

Kryetari amerikan, Donald Trump, ka dhënë shenja për ulje të tensioneve në konfliktin e tij me Teheranin, që ka dërguar botën në prag të luftës, duke bërë me dije që nuk do të përdorë forcën ushtarake për t’u hakmarrë kundër Iranit për sulmet e tij me raketa në dy baza ushtarake amerikane në Irak, që nuk kanë rezultuar me viktima.  Trump ka përzier terme të neverisë për politikat e Iranit në sponsorim të terrorizmit me ato për paqe dhe bashkëpunim, në një fjalim drejtuar kombit në Shtëpinë e Bardhë më 8 janar, teksa bota ka qenë në pritje të lajmit nëse do të nisë një luftë e re në Lindjen e Mesme. I rrethuar nga nënpresidenti,  Pens Sekretari amerikan i Shtetit, Majk Pompeo, Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper dhe zyrtarët më të lartë ushtarakë, Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të përdorin fuqitë e tyre ekonomike për të goditur Teheranin për nisjen e raketave të tij balistike në dy baza amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …