Edi Rama

Një nga përparësitë e Presidencës shqiptare të OSBE, është edhe nxitja e lirisë së shprehjes dhe medias, tha Rama

Një nga përparësitë e Presidencës shqiptare të OSBE-së sipas kryeministrit Edi Rama është edhe nxitja e lirisë së shprehjes dhe medias. Por i pyetur nga gazetarët në konferencën për shtyp lidhur me paketën anti-shpifje, të shumë debatuar që kaloi në fund të dhjetorit të kaluar në Kuvend, Rama tha se ka 100% mbështetjen e OSBE-së. “OSBE nuk e ka kritikuar ligjin. Ne kemi punuar me ekipin e OSBE-së për një kohë të gjatë që të siguroheshim për qartësimet e vogla. Ligji që shkoi në parlament kishte dhe ka 100% mbështetjen e OSBE-së, që do të thotë se është një pjesë legjislacioni që është në përputhje me standardet e OSBE-së për të gjetur zgjidhje për ato që po përjetojmë për mediat jo vetëm në Shqipëri po gjithë botën. Do të trajtojmë urrejtjen në përgjithësi që shpërndahet në mediat i lëndë djegëse që nxit mediat. OSBE-ja është në harmoni të plotë me ne për këtë ligj” tha ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …