Në një intervistë për gazetën, “Zëri”, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami, i njohur për deklarata fyese e denigruese kundër personaliteteve meritore të kombit, ka kritikuar “kosovarët” të cilët sipas tij po bëjnë përpjekje për t’i rivizatuar hartat në Ballkan, në dëm të Malit të Zi. “Kosovarët” thotë ai me cinizëm “nuk mund të mbajnë një Kongres të Berlinit për t i rivizatuar harta në rajon”. Ky akademik që rezonin me mendësinë e Akademisë së Serbisë, thekson se kufiri i Kosovës me Malin e Zi qenka përkufizuar qysh në vitin 1947, në kohën kur Kosova kishte një autonomi kulturore nën Serbinë dhe sipas tij ai kufi duhet të mbetet. Islami, duke mbajtur haptas krahun LDK-së dhe Isa Mustafës, kolegut të tij të ASHAK-ut, ka kritikuar opozitën e cila nuk po e pranon versionin qeveritar për demarkacionin me Malin e Zi. Paraqitjet e tilla publike, cinike dhe antikombëtare të kryetarit të ASHAK-ut rikonfirmojnë qëndrimin e tij politik, gjithnjë besnik i Beogradit dhe ish-RSFJ-së.
Kontrolloni gjithashtu
Vladimir Putin: Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë, nëse lejon Ukrainën të sulmojë territorin rus me armët e tyre
Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë nëse lejon …