Kryetari Bahtiri dënon ashpër djegien e veturave zyrtare

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i dënon ashpër aktet kriminale të dëmtimit të katër veturave zyrtare të EULEX-it dhe djegien e veturës zyrtare të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ali Rexha, që kanë ndodhur gjatë natës ndërmjet të së mërkurës dhe të enjtes në Mitrovicë.

“Veprimet e këtilla kriminale, pa marrë parasysh se nga kush mund të jenë bërë ato, për  qytetarët e Mitrovicës dhe drejtuesit e komunës në krye me mua, janë të papranueshme, kriminale e të dëmshme, andaj edhe i dënojmë fuqishëm. Përveç se janë drejtuar kundër institucioneve të shtetit dhe atyre ndërkombëtare, këto veprime kriminale mund të kenë pasoja të rënda për komunën e Mitrovicës, ku për herë të parë pas 15 vjetësh pas lufte, kemi po thuaj tërësisht të konsoliduar, të stabilizuar dhe të relaksuar gjendjen politike e të sigurisë”, thotë kryetari Bahtiri.

Ai pasi vlerëson se stabilizimi dhe relaksimi i vazhdueshëm i situatës së sigurisë në komunën e Mitrovicës, është arritur  falë punës së madhe dhe të përbashkët të qytetarëve, drejtuesve komunal, shoqërisë civile dhe  institucioneve të sigurisë, si atyre vendore, ashtu edhe atyre ndërkombëtare, kërkon nga organet e rendit dhe të hetuesisë që të zbulojnë kryesit e këtyre veprave të ndyra dhe nxitësit e tyre, në mënyrë që të vendosen para drejtësisë për të marrë dënimin e merituar.

Ndërkaq, nga qytetarët mitrovicas, kryetari Bahtiri kërkon që ti ndihmojnë organet e policisë për të identifikuar kryesit e akteve kriminale,  piromanët dhe dhunuesit e pronës shtetërore, publike dhe individuale.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …