Kryetari Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij, artistin e përmasave ndërkombëtare, ferizajasin Labinot Ramadani

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij, artistin e përmasave ndërkombëtare, ferizajasin Labinot Ramadani, i cili jeton në Zvicër, ku si profesion ka zgjedhur të jetë aktor filmi. Labinoti deri më tani ka luajtur në 5 filma, gjersa vitin e ardhshëm nis me xhirime të filmit të metrazhit të gjatë edhe në Romë e Kalabri të Italisë. Ai po ashtu është autorizuar për një monolog në gjuhën frënge nga Johnny Deep, produksion ky i parametrave të Hollywood-it. Kryetari Aliu tha se është kënaqësi të bisedojmë bashkë sukseset e tij në film dhe pasionin e tij për muzikën, ku deri më tani ka lansuar 3 këngë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …