leoni

Erion Veliaj: Pse nuk i nxjerrin fëmijët e vetë në protestat me molotiv, S. Berisha, M. Kryemadhi, Luli e të tjerët?

Veliaj: Shqipëria është e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prit në takim edhe nga kryeministri, Isa Mustafa. Ata biseduan për përparimin që po arrihet në Shqipëri dhe Kosovë dhe për përmirësimin e kushteve për jetë më të mirë për qytetarët e të dyja vendeve. Kryeministri, Isa Mustafa e njoftoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për zhvillimet në Kosovë si dhe për prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale, avancim të infrastrukturës dhe të kualitetit të jetës së qytetarëve, në të gjitha aspektet. Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e falënderuar kryeministrin Mustafa për pritjen, e njoftoi për angazhimet dhe rezultatet kryesore të punës së tij në këtë fazë, në krye të Bashkisë së Tiranës. Ai foli më tutje edhe për përkushtimin e gjithanshëm të Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve me Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …