Kryetari Bashota ngushëllon popullin turk me rastin e sulmit terrorist

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, përmes një mesazhi ngushëllues ka shprehur dhimbjen dhe pikëllimin e qytetarëve të Komunës së Klinës dhe dhimbjen e tij personale, me rastin e sulmeve terroriste në Aeroportin e Stambollit, ku mbetën të vrarë dhjetëra persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

“Jam shumë i trishtuar dhe tepër i tronditur nga sulmet terroriste në Aeroportin Ndërkombëtar të Stambollit, ku jetën e shuan dhjetëra persona e shumë të tjerë që u lënduan. Me ndjenjën më të thellë trishtimi e hidhërimi, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe më të thella familjarëve të viktimave, personaliteteve më të larta shtetërore, popullit mik turk, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Ky sulm terrorist, në këto momente të ndjeshme, është edhe aq më tepër i dhimbshëm dhe më goditës, sepse këta vrastarë përpos që vranë dhe plagosën kaq shumë njerëz të pafajshëm, ata njëherësh edhe përgjaken Muajin e Shenjtë të Ramazanit, një muaj që paraqet vlera universale për botën islame, por edhe për njerëzimin përgjithësisht.

Urojmë që popullit mik turk, Zoti t’ju jap qetësi, kurajë e forcë në përballimin dhe kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate aq të nderë dhe tronditëse”, – theksohet në mesazhin e kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …