Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në Tetovë z. Mat Stafanson, ambasador i Suedisë në Maqedoni. Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Stafanson bashkëbiseduan rreth situatës aktuale politike në vend, zgjedhjet e parakohëshme, proceset integruese të vendit si dhe marrëdhëniet me fqinjtë. Ahmeti theksoi që vendi është ballafaquar me krizë politike qysh nga bojkoti i parlamentit nga opozita në vitin 2014 dhe gjer më sot, andaj dhe uron që liderët politik do ti dalin zot nënshkrimit të tyre për përmbyllje të krizës nëpërmjet të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare me pjesëmarrjen e të gjithëve. Ambasadori suedez shprehu interesim edhe për marrëdhëniet ndëretnike, me ç’rast Kryetari Ahmeti foli për frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe nevojën për ta rumbullakësuar përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe si dhe avancimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti thotë se ka diskutuar për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë gjatë kohës kur ai ishte në krye të Qeverisë
Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka diskutuar për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë kohës …