Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka takuar sot në Shkup ish-kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutogllu

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti ka takuar sot në Shkup ish Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Turqisë dhe ish liderin e AKP, Ahmet Davutogllu. Bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet politike në vend e rajon duke u fokusuar në situatën aktuale në vend. Davutogllu theksoi që Ali Ahmeti është një nga faktorët kyç të stabilitetit të Maqedonisë dhe rajonit duke marrë parasysh se shqiptarët jetojnë në 6 shtete në rajon dhe janë boshti kryesor i stabilitetit të Ballkanit. Kryetari Ahmeti foli për angazhimet e Bashkimit Demokratik për Integrim në drejtim të stabilitetit politik të vendit, marrëdhënieve të mira ndëretnike, fqinjësisë së mirë, integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Stuhitë lënë pas dëme të mëdha në bujqësi, fermerët kërkojnë ndihmë urgjente

Reshjet e dendura të shiut dhe breshri që kanë përfshirë Kosovën gjatë dy ditëve të …